Si ti kuptojme instiktet dhe ta degjojme intuiten tone

by Rona Nushi

Photo: Adam Voorhes

Padyshim qe ne te gjithe duam ti besojme instikteve tona, sikur te ishte aq e lehte qe ti ndegjonim. Martha Beck na shpjegon se si ta qetesojme zhurmen e mendimeve per ta kuptuar se cfare ndjejme ne te vertete.

Njerezit thone: "Ndegjoje intuiten tende. Besoji instikteve." Por, cfare nese jeni aq paranojak sa qe kini frike se do te shpertheje ndonje bombe atomike, ose aq optimist sa qe e shikoni filmin Bambi disa here, sepse e ndjeni sikur kete here nena e tij do te mbijetoj? Cfare mund te beni per tu siguruar qe ndjenjat tuaja nuk jane te deformuara?
Problemi eshte se asnjera nga shprehjet e famshme qe na shtyjne ti besojme instiktet tona nuk na e shpjegon qarte se si "duket nje ndjenje instikti." Dhe mbi te gjitha, gjate gjithe jetes te tjeret na mesojne se si ta shtypim intuiten tone. Na mesojne se si ti mendojme gjerat shtruar, ti mendojme me te vertete dhe gjate, ti kalojme neper koke mendimet. Nje lajm i shkurter: instiktet nuk jane mendime, por jane te mbytura ne ndjenja. Duke mesuar se si te depertojme pertej mendimit deri te instikti do te na shtyje drejte nje jete me te lumtur dhe te shendetshme.   

Ndjenja vs Mendimi

 Mendimet komplekse ekzistojne sa hap dhe mbylle syte ne krahasim me miliona vitet e ekzistences se ndjenjave dhe evulimit te tyre. Mendimet mund te na ndryshojne reagimin ndaj gjerave qe ne i ndeshim ne perditshmeri, perderisa ajo ndjenja e "fluturave ne stomak" eshte shume me e sakte.

 Shumica e te rriturve nuk arrijne ta tregojne diferencen ne mes te nje mendimi dhe nje ndjenje, edhe sikur t'ju vinim pistoleten ne koke. Ne fakt, le te imagjinojme sikur ju kemi vene nje pistolete ne koke. Cfare ndjeni? "Do te vdes" eshte nje mendim. Paniku eshe ndjenje. "Ajo nuk ka te drejte te ma beje kete" eshte mendim. Zemerimi eshte ndjenje. Perderisa ju nuk mund ta pershkruani nje gje si ndjenje, cfaredo qe kalon nepermjet mendjes suaj nuk eshte instikt, por eshte mendim.

Te dallosh ndjenjen nga truri mund te behet e ngaterrueshme sidomos ne rastet kur ne i shtypim instiktet me mendime dhe pastaj reagojme emocionalisht ndaj ketyre mendimeve. Ndjejme dicka, e injorojme ndjenjen, vendosim se dicka tjeter eshte e vertete, dhe pastaj kalojme neper nje mori emocionesh per ate vendim qe kishim marre (duke menduar). Tek libri The Gift of Fear, specialisti i parandalimit te dhunes Gavin de Becker e pershkruan nje skenare ku nje grua eshte duke e pritur ashensorin. Kur dera hapet, brenda ne ashensor gjendet nje burre. Ai duket krejt ne rregull, por gjithsesi gruaja ndjen se ka frike. Ajo e injoron kete ndjenje dhe futet ne ashensor qe ka izolim zeri me nje burre te cilit i frikesohet - dicka qe as edhe kafsha nuk do ta konsideronte per ta bere.

 Per tu besuar instikteve ju duhet ta qetesoni ate zhurmen qe krijohet nga perditshmeria ne rrethet shoqerore. Fatmiresisht, nuk ka rendesi se sa gjate i keni injoruar instiktet, ajo jane akoma aty dhe akoma te sakta.

Njenje? Jam une. Le te takohemi


Nese ju duket e veshtire ta kuptoni instiktin tuaj, do t'ju thoja ta provonit nje ushtrim. Kujtoni nje situate pozitive nga e kaluara ose nje person qe ka vertetuar se prezenca e tij ka sjellur pozitivitet ne jeten tuaj. Tani kujtoni momentet ku ju e keni kuptuar se po beni gjene e duhur ne momentin e duhur, ose momentet ku ju keni ndjere dashuri dhe besim ndaj personit te lartepermendur. Mendoni per ndjenjen qe keni perjetuar - keni buzeqeshur, keni relaksuar krahet dhe keni ndjere ngrohtesi ne solar plexus (kompleks nervash i pozicionuar afer diafragmes - ndryshe e njohur si vendi i fluturave mbi stomak). 

 

Tani mendoni nje situate negative nga e kaluara juaj ose dike qe ka qene force negative ne jeten tuaj. Kujtoni momentet kur ju e dinit se kjo situate ose ky person ishte nje gabim per ju. Keni ndjere nje rrotullim stomaku? U ka rrahur zemra fort?

Tani zgjidhni nje situate aktuale te jetes suaj (punen, hobin, nje ushtrim) ose nje person qe e keni takuar se fundmi. Duke e menduar pamjen e aktivitetit ose te personit ne mendjen tuaj, vezhgoni cdo ndjenje qe mund t'ju zgjohet. Mos i censuroni ose gjykoni keto ndjenja. A i ngjajne me shume perjetimeve qe keni pasur per kujtimet pozitive ne kaluaren tuaj apo atyre negative?
Si do qe te jete pergjigjja, ky eshte nje fillim i ndeshjes suaj me instiktet. Tani imagjinoni cfare lloj veprimi do te ndermernit ndaj situates ose personit ne fjale, sikur te mos kishit frike se do te dukeni te cuditshem, por thjeshte konsiderojeni si nje domosdoshmeri per te vepruar sipas ndjenjave tuaja. Do ta zgjasnit kohen qe keni kaluar bashke? Do ti nderprisni kontaktet me personin? Si do qe te veproni, sipas udherrefimeve te instiktit ose jo, shifni cfare do te ndodhe. Nese jeni mbeshtetur tek ndjenjat tuaja te verteta, do ta zbuloni se me kalimin e kohes kjo situate ose ky person do te kthehet ashtu sic e ka parashikuar instikti juaj. 

 

Ndoshta ju i keni besuar instiktit gjithe kete kohe, dhe ne kete rast me shume mundesi ky ushtrim nuk do t'ju befasoje. Por, ne qofte se ju ne pergjithesi fokusoheni tek mendimet dhe i injoroni ndjenjat, ky ushtrim mund t'ju ndriqoje mjaft. Ndoshta ju do te filloni ta kuptoni se si mendimet ju kane bere ti besoni te pabesueshmes ose te refuzoni eksperienca qe kane qene ne interesin tuaj. Do te filloni te ndesheni me instiktet, te cilat te ndeshin me te verteten, e cila - sic e dini instiktivisht - mund t'ju sjelle lirine.

Burim informacioni: OPRAH
Te drejtat e perkthimit: ANONIM DIARY

Go back

Post a comment