Nje lule begonje

by Rona Nushi

 Ajo, e vogel akoma me shtat, vraponte me eren si nje gjethe e lire. Cicerrimat e saj qe shkriheshin bashke me bubullimat e ujevares, thurrnin thirrjet e saja te para per lumturi. Ajo, qe nuk kishte njohur gjirin e se emes, a thua e njifte lumturine?
 Vazhdonte te vraponte, megjithese kembet i kryqezoheshin si te nje dreri te sapolindur.
 E vogel akoma per te ngritur zerin, te fliste embel me syte e ndritur nga dashuria. Ajo, qe si nje lule begonje rritet me aq pak dielle, a thua e njef dashurine?
 Ashtu si vet jeta, vraponte pa pyetur kohe e pa pyetur njeri. Ne mes lugjesh e mbi balte kerkonte krahet e nje Zane.
 Ajo, e vogel akoma per nje tjeter jete, gjeti rrudhat e thinjat ne vend te nje pellembe qe do ta rris.

Go back

Post a comment