Ai dhe ai

by Rona Nushi


 

 Autobusi po ecte ngadale dhe nga dritarja shihja lulet qe kishin nxjerre koken mbi mbeturina. Dukej sikur po bertisnin per ndihme, por une ktheva koken ne te majte si nje tjeter e shurdhe. Tek karrigeja perballe ishte ulur nje i moshuar rreth te tetedhjetave. Nuk e kisha pare asnjehere, por mu duk sikur e njihja. Para syve me kalonin ditet kur ai kishte punuar nen diellin e korrikut, mengjeset qe i kishte kaluar pa ngrene apo momenti kur e shoqja i vdiq ne shtratin qe e kishte punuar vet. Cdo qelize e fytyres se tij ishte si nje faqe libri, te cilin nuk e kishte shkruar vetem dora e tij. Afer tij ishte ulur nje zoteri qe nga pamja dukej se jeta i kishte dhene nje tjeter stilolaps per te shkruar. Por, c'faj paska bere plaku i mjere per te qene ndryshe nga zoteria?

 Po e mendoja  per nje cast jeten e tij si president i nje shteti tjeter. Me shume mundesi do te ishte rritur ne shtepi private ne periferi te qytetit, studimet e mbaruara ne nje universitet me nam boteror dhe pas shume perpjekjesh e sfidash do te triumfonte si president. A thua, c'forme do kishin marre rrudhat e tij? Po kapilaret e formuar nga dielli, a do i dukeshin njelloj? Pamja e tij nuk do te ishte kjo qe eshte, me shume mundesi edhe personaliteti i tij nuk do te ishte formuar njelloj. Por, nje gje nuk mund ta ndryshonte asnje nderrim ambienti: gjenet e tij. Ai, nje plak i munduar nga jeta ne nje vend te harruar mund te ishte drejtuesi i nje vendi tjeter. Ai, i rritur ndryshe nga une e ti, eshte gdhendur nga era e tokes qe ka punuar, nga rrezet e diellit qe e kane prekur dhe nga lotet qe i kane rrjedhur. Dhe ne fund, ai eshte pre e paragjykimeve te mendjeve te vogla. E si mund te gjykosh nje njeri qe eshte rritur nen te tjera kushte dhe ka kaluar te tjera perjetime nga ti? Ne fund, te gjithe jemi skulptura te skalitura nga ndodhite e jetes. Mund te ndryshojme e te perparojme, por te drejten per te gjykuar nje tjeter asnjehere nuk do ta kemi.
R.N. 

Go back

Post a comment